Përdoruesit e Apple kanë raportuar se Zoom po i mban mikrofonat e tyre të ndezur edhe kur nuk përdorin aplikacionin për video-konferenca.
Sipas medieve të huaja, problemi duket se prek aplikacionin e Zoom-it të instaluar në MacBooks dhe pajisjet e tjera Mac që përdorin macOS Monterey.
Përdoruesit u lajmëruan se aplikacioni Zoom kishte mikrofonat e tyre të ndezur falë sugjerimit vizual të implementuar së fundmi nga Apple që u tregon përdoruesve të tij kur një aplikacion ose pajisje po i qaset mikrofonit ose kamerës së tyre.
Pasi macOS Monterey u publikua në fund të vitit të kaluar, përdoruesit e Zoom fillimisht vunë re problemin dhe shprehën shqetësimet te faqja e kompanisë Zoom Comunity.