Dëshmia e kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve është shoqëruar me batuta mes tij dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.
Ka qenë kryeministri ai që i kërkoi Tabakut të mos ndërhyjë mes tij dhe Foltores, duke iu referuar pyetjeve të deputetit Belind Këlliçi. Tabaku ia ktheu me një kundërbatutë duke i thënë se është e bindur që me foltoren kordinohet vetë shumë mirë.
Pjesë nga diskutimi:
Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar komiteti i MSA-së nga parlamenti europian është në sallën ngjitur dhe kërkoj që të ulim pak zërin
Edi Rama: Amerikanët janë?
Jorida Tabaku: Amerikanët besoj se i dini vetë ju ku janë
Edi Rama: Se ju flisni në emër të amerikanëve këto kohë. Ata europianët andej të jenë me shëndet. Ata kanë punën e tyre ne kemi punën tonë këtu. Siç thoshte dhe Loro Boriçi “shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë”.
Jorida Tabaku: Ulni pak tonin e zërit. Zoti Këlliçi ka radhën e pyetjes
Edi Rama: Tashi të lutem shumë mes meje dhe foltores mos ndërhy!
Jorida Tabaku: Kordinoheni vetë jam e sigurt
Belind Këlliçi: Z. kryeministër rrimë bashkë ne te kjo çështja financiare se je edhe merakli
Jorida Tabaku: Bashkë jeni bashkë!
Belind Këlliçi: Joridë mos ashtu, që të mos filloj unë me… Z. kryeministër hape mikrofonin që ta bëjmë pyetje-përgjigje