Me pikën e fituar me Napolin, Interi do të duhet të bleje sulmuesin argjentinas Correa per 25 mln euro qe kalojne ne arkat e Lazios. Sulmuesi duhet të rikthehet me Salernitana. Mënjanë Bastoni ende, por ka shpresa per nje rikthim ndaj Liverpool. Siç shpjegon La Gazzetta dello Sport, “dje Nerazzurrët shënuan pikën e tyre të parë në kampionat në shkurt, dhe detyrimi i blerjes së Correas u aktivizua, tashmë zyrtar për 25 milionë euro.

Shlyerja automatike e Joaquin Correa-s u aktivizua zyrtarisht. Marrëveshja mes Interit dhe Lazios në fakt parashikonte që sulmuesi argjentinas të bëhej pronë e zikaltërve që në pikën e parë të fituar nga skuadra e Inzaghit në shkurt, që ndodhi në 1-1 ndaj Napolit. Tani Interi do të duhet të paguajë 25 milionë në tre vjet në arkat e Lazios, pasi ka paguar një bonus 5 mln euro + 1 për huazimin.
Argjentinasi, megjithatë, mbetet në bokse: rikthimi shtyhet. Synimi është rikthimi i tij në Salernitana më 4 mars. Nga ana tjetër, Gosens do të rikthehet më shpejt: objektivi eshte ndeshja ndaj Genoas”.