Cilat janë shenjat më rebele të horoskopit që nuk ndjekin asnjë rregull? Këta njerëz nuk dëgjojnë askënd dhe bëjnë vetëm atë që u thotë zemra. Janë gjithashtu shumë spontanë dhe argëtues. Më poshtë, shenjat e horoskopit që priren të mos i ndjekin kurrë rregullat.

Binjakët

Ata shquhen për spontanitet dhe janë gjithashtu shumë të paparashikueshëm me veprimet dhe fjalët e tyre. Atyre nuk u intereson vërtet se çfarë gabimesh bëjnë kur nuk zbatojnë rregullat.

Peshqit

Njerëzit e kësaj shenje ndjekin intuitën e tyre dhe nuk u nënshtrohen rregullave. Peshqit nuk kujdesen për pasojat e veprimeve të tyre, për sa kohë që ndihen të kënaqur. Edhe pse janë impulsivë, ata kanë shumë frikë se mos kapen në gabim.

Dashi

Dashët kanë një personalitet shumë të zjarrtë. Ata janë gjithashtu shumë impulsivë dhe nuk duan t’ia dinë për atë që të tjerët duan që ata të bëjnë. Dashi do bëjë vetëm atë që do dhe ndjek vetëm zemrën. Ata nuk e mendojnë shumë kur bëhet fjalë për të bërë diçka të gabuar.

Shigjetari

Ata e duan emocionin dhe aventurën e të bërit gjëra që nuk janë në një libër rregullash. Njerëzit e kësaj shenje janë të prirur të thyejnë rregullat dhe të argëtohen gjatë gjithë kohës. Ata nuk janë të mësuar të ndjekin të njëjtën rrugë si të tjerët.

Ujori

Edhe pse janë introvertë, Ujorët besojnë në veprime dhe ide revolucionare. Ata i thyejnë rregullat kur besojnë në një kauzë dhe nuk e bëjnë për vetëm show. Duan të jenë zëri për ata që nuk mund të ngrihen për veten e tyre.