Will Smith do ta mbajë çmimin e Oscar për aktorin më të mirë, pavarësisht shuplakës ndaj Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila bëri jo pak bujë.

Whoopi Goldberg, guvernatorja e degës së Aktorëve të Akademisë, tha se çmimi nuk do t’i hiqet, por sjellja e të dyve ishte e nxituar.

“Mendoj se ishin veprime të nxituara. Unë mendoj se reagimi ishte i tepërt”

Aktori Smith tronditi anëtarët e audiencës dhe shikuesit në Oscars kur goditi Chris në mes të skenës, për shkak të shakasë “pa kripë” për flokët e prerë të gruas së tij.

Kritikët kërkuan që atij t’i hiqej çmimi i aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin King Richard pas incidentit.