Beniada Nishani dhe Donaldi krijuan një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin aq sa u përfol që mes tyre kishte lindur një pëlqim më shumë sesa shoqëror.
E ftuar në “E diell|, Beniada tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë më shumë sesa shoqërore, madje ajo u shpreh se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël.
“Po të më kishte pëlqyer Donaldi un ë nuk do kisha pasur asnjë problem për ta treguar. Unë nuk e njihja fare atë nga jashtë, por në qoftë se do e kisha pëlqyer do t’ia kisha thënë se unë nuk e kam atë frikën. Unë kam folur gjithmonë mirë për Donaldin se kisha një simpati në anën njerëzore, e shikoja si vëllain tim të vogël. Unë nuk e njihja as personin që ai kishte një lidhje jashtë, unë mund të isha futur pa problem në mes por nuk kisha një ndjenjë për të”, u shpreh Beniada.