Roman Abramovich u fotografua në një sallë pritjeje VIP në aeroportin e Tel Avivit pak para se avioni i tij privat të nisej për në Stamboll pasi Izraeli tha se nuk ishte një parajsë për rusët që u janë vendosur sanksione. Një fotografi e marrë nga Reuters të hënën pasdite tregoi Abramovich, pronarin e Chelsea Football Club, të ulur në një sallë pritjeje me një maskë fytyre të ulur nën mjekër.
Ai u fotografua pak para se një avion i tij të nisej për në Stamboll, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai hipi në bord. Sot BE vendosi sanksione të mëtejshme ndaj Abramovich, të cilit i’u vendosën sanksione javën e kaluar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet e me Vladimir Putin.
Paraqitja e tij në Tel Aviv vjen teksa Izraeli përballet me mënyrën se si duhet të merret me dhjetëra oligarkë rusë hebrenj, ndërkohë që vendet perëndimore shtojnë sanksionet ndaj biznesmenëve që kanë lidhje me Putinin.
Qeveri izraelite ka formuar një komitet të nivelit të lartë për të parë se si vendi mund të ruajë statusin e tij si një strehë për çdo hebre pa u ndeshur me sanksionet thumbuese që synojnë rrethin e brendshëm të Putinit. “Izraeli nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore”, deklaroi Ministri i Jashtëm Yair Lapid të hënën gjatë një ndalese në Sllovaki.
Disa dhjetëra manjatë hebrenj nga Rusia besohet se kanë marrë nënshtetësinë ose rezidencën izraelite vitet e fundit.