Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj i cili tha që ish-kryeministri duhet të tërhiqet.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha deklaroi se vendimi që pretendon Alibeaj është nul.
“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjithë ligjet e vendit dhe të Partisë Demokratike. Të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik. Mbledhje grupi do ketë, do vijojë të diskutojë. Do bëjë debate për gjithçka. Është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën dhe më demokratike PD-në” – tha Berisha.