Alqi Bllako I kërkuar nga SPAK për tu arrestuar nën akuzat e korrupsionit për inceneratorin e Fiertit dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për lënien e mandatit.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu e ka parë këtë kërkesë ku Alqi Bllako thotë” Drejtuar: Kryetares Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Për dijeni: Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Lënda: Dorëzimi i mandatit parlamentar Tiranë më, 30 Mars 2022 Të nderuar Kolegë, Unë i nënshkruari Alqi Edmond Bllako, datëlindja 10.05.1987, vendlindja Ersekë; me anë të kësaj shkrese ju bëj me dijeni se me vullnet të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste së Shqipërisë, Qarku Tiranë, referuar kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë më datë 29.03.2022 dhe urdhërit tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më datë 29.03.2022 për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet më datë 30.03.2022 ora 18:00. Me bindjen e plotë se në fund të këtij proçesi do të provohet pafajësia , integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt personal vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar t’i hap rrugën e pakushtëzuar proçeseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë.