Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA Evi Kokalari ka bërë një reagim lidhur me konfliktin e përgjakshëm ruso-ukrainas ku sqaron pozicionimin e saj.
Kokalari, e cila mbahet dhe si perfaqesues e Sali Berishes ne SHBA per hallin e tij kuptohet, ka dale kunder presidentit ukrainas Zelensky, i cili sipas saj kerkon te beje si hero dhe te fuse ne lufte SHBA, BE dhe NATO-n me Putinin.
Postimi i Evi Kokalarit:
Shoh që këto ditë kam humbur “folloëers” besoj si pasoj të qëndrimeve të mia që disa i perceptojnë si pro-Rusisë. Por kam fituar shumë ndjekës të rinj gjithashtu, që mendojnë se mund të kem të drejtë.
Si e tillë, po shpjegoj pak cilat janë qëndrimet e mia në këtë konflikt që mos të krijoj më konfuzion. Si gjithmon do flas troç dhe pa filtra.
Putin për mendimin tim është një Millosheviç i dytë. Por në të njëtjën kohë jam shumë skeptike për Volodymyr Zelenskin. Ndërkohë që Zelenski po del si hero dhe ndoshta është për vetë faktin që është akoma në Ukrainë, prapë ka diçka që nuk ma mbush mëndjen.
Lutjet e tij për ndihmë ushtarake, thirrjet e tij për qytetar të huaj të ndihmojnë të mbrojnë Ukrainën, më duket më së shumti një propagandë e pastër për ti hapur derën NATOs, EUs dhe Amerikës që t’i bashkohen kësaj lufte kundër Putinit, ose ndryshe – ‘rendit të vjetër’.
Fakti që Ministri i Jashtëm i Ukrainës flet hapur për ‘rendin e ri botëror’, tregon qartë se konflikti i Ukrainës është materializimi i luftës midis Rendit te Ri Boteror dhe atij të vjetër. Me pak fjalë, ndërkohë që Putin është një monstër, vlen të thuhet se është i vetmi që po lufton Rendin e Ri që udhëhiqet nga George Soros & Partia e Davosit.
Një detaj nuk e kanë parashikuar mirë këta të Davos; – Kinën!
Ka muaj që qarkullojnë fjalë se George Soros kishte probleme me Kinën. Siç e kam thënë më parë, CCP (Partia Komuniste e Kinës), në këtë pikë të historisë kanë shumë të përbashkta me Rusinë e Putinit, sidomos ky I fundit dhe Presidenti Xi vijnë nga i njëjti mentalitet komunist.
Fakti që CCP ka blerë shumicën e politikanëve Amerikan, duke futur këtu dhe më të paaftin e të gjithëve, Joe Biden, flet qartë se Amerika nuk gëzon respektin që gëzonte gjatë periudhës së Donald Trump.
Shumë nga ju e dinë që unë dhe Republikanët e linjës së Donald Trumpit, dhe jo neo-konservatorët si Liz Cheney & Co., jemi kundër angazhimit të Amerikës në luftra. Nëse populli i Ukrainës duhet mbrojtur, kjo duhet bërë padiskutim, por jo për përfitim të George Sorosit dhe Rendit të Ri Botëror. Por nëse skepticizmi im për Zelenski rezulton i vërtet dhe Zelenski po luan lojën sipas direktivave të George Sorosit, atëherë viktimë e vetme mbetet populli i Ukrainës dhe për këtë kanë faj dhe Putin dhe Zelenski, dhe të dy duhen penalizuar rëndshëm.
Ky konflikt nuk zgjidhet me luftë sepse rreziku që na cënohet të gjithëve nga Rusia do ketë përmasa fatale. NATO & EU duhet ta kishin vënë si kusht që hyrja e Ukrainës në institucionet botërore të bëhej mbasi Ukraina dhe Rusia të kishin zgjidhur konfliktet vetë, ashtu siç ja kanë vënë si kusht Kosovës dhe Sërbisë. Ndryshe nuk ka asnjë kuptim që të futemi në Luftën e III botërore ku do vazhdoj sakrifikimi i mijërave jetësh dhe jo vetëm e Ukrainasve.
Qëndrimet e mia nuk janë aspak pro-Rusis, as kundër Ukrainës dhe popullit të saj. Qëndrimet e mia janë kundër luftës dhe mbi te gjitha nuk dua të biem pre e luftës së ashpër midis diktatorëve të vjeter dhe atyre të rinj.
Për ata që e kuptojnë konfliktin, gjithashtu kuptojnë që Rusia ka problem me shtrirjen e EU dhe NATOs në kufinjtë e veta, sepse kërcënon sigurinë e saj. Kjo është e drejta e tyre. Nëse keni pikëpyetje në këtë pikë, seriozisht duhet të lexoni shkrimet e John Mearsheimer dhe Henry Kissinger për të kuptuar detajet.
Nga ana tjetër, George Soros dhe Rendi i Ri Botëror ka çdo arsye të shtrijë influencen afër Rusisë sepse Rusia është pengesë e planeve të tyre. Këtë ata po e bëjnë nëpërmjet EUs & NATOs.
Për kujtesë: Rusia kishte baza në Krime dhe arsye e vetme që e morri Krimen ishte pikërisht kërcënimi mbas propozimit të futjes së Ukraines në NATO. Për informacion: Krimea është i vetmi segment bregdetar i Rusisë.
Nëse do vazhdoni me budallikun se ‘Ukraina ka të drejtë të hyj në çdo institucion që të dojë’, ju them se kjo është e vërtet për sa kohë që nuk është në kurriz të njerëzimit.
Ndërkohë mos harroni që dhe Rusia ka të drejtat e veta për t’u mbrojturt ashtu siç e sheh të arsyeshme ndaj atyre që kërcënojnë statusin e tyre në arenën botërore.
Si përfundim, thelbi dhe llogjika ime nuk bazohen në anën emocionale të këtij konflikti, por tek strategjia që mund të evitoj luftrat. Donald Trump dinte ti mbante dhe Putin, dhe Kinën dhe Kim Jong-un nën kontroll, prandaj zgjedhjet në Amerikë janë të një rëndësie botërore.
Më kujtohet mirë kur shumica e Europianëve talleshin me Donald Trump. Jam e sigurt, tashti urojnë të ishte ai President, sepse COVID do kishte marrë fund kohë më parë, dhe mandatet e maskave e te vaksinave. Por mbi të gjitha, kjo luftë në Ukrainë s’do të kishte ndodhur kurrë.