Federata Britanike e Automobilizmit vendosi që asnjë pilot rus apo bjellorus të marrë pjesë në eventet me dy dhe katër rrota që zhvillohen në Mbretwrinw e Bashkuar. Kjo vlen edhe për skuadrat që vijnë nga këto dy shtete.
Një masë e ashpër, që shkon përtej vendimeve të FIA-s, që lejoi pilotët e këtyre të vendeve të garojnë në Formula 1, por si neutralë. Për pasojë, në garën e Çmimit të Madh të Formula 1 që zhvillohet në pistën e Silverstone, nuk do të marrë pjesë piloti rus i Haas, Nikita Mazepin.
Ky i fundit mori “OK”-in nga FIA për të garuar si neutral këtë vit, por do të mungojë në garën britanike. Gjithsesi, vetë Mazepin nuk ka dhënë asnjë koment, nëse do të vijojë bashkëpunimin me Haas apo do ta ndërpresë atë pa nisur ende sezoni.