Apple vendosi të përditësojë linjën e iPhone 13 duke shtuar dy ngjyra të reja jeshile: një jeshile të mbyllur për iPhone 13 dhe një jeshile “alpine” për iPhone 13 Pro.

Ngjyrat e reja të iPhone Apple i zbuloi në evenimentin “Peek Performance” ndërsa do të jenë në shitje nga data 18 Mars.

Edhe pse dy hije e jeshiles janë të ngjashme, versioni “alpine” ka një shkëlqim metalik. Sipas Apple është ndërtuar me shtresa prej qeramike.

Për momentin kjo ngjyrë do të jetë ekskluzive për iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro. /PCWorld Albanian