Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla vizitoi sot mjediset e disa pularive në Fier dhe Patos.

Balla deklaroi se është momenti kur duhet të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare dhe se të gjitha pularitë e prodhimit të mishit në gjithë vendin janë plotësisht të pastra nga gripi i shpendëve.

“Në këto kohë lufte, duhet të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare. Të gjitha pularitë shqiptare të prodhimit të mishit janë plotësisht të pastra nga gripi i shpendëve dhe mishi plotësisht i freskët dhe i sigurt. Nuk ka asnjë rast me grip shpendësh në pularitë e prodhimit të mishit. Edhe pse janë rritur çmimet e furnizimit, çmimi i tregtimit të pulave nuk ka pasur ndryshim”, tha Balla.