Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në Kuvend duke kritikuar opozitës pasi sipas saj japin lajme të rreme dhe përpiqen të nxijnë vendin në një kohë kur ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve pasi kriza është globale.

Balluku: Dëgjova që harxhohen para nga buxheti për rrugët ndërsa të gjitha rrugët janë me koncesion. Më shumë se 3400 km mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sa i përket taksës së qarkullimit, vitin e kaluar janë mbledhur 19 miliardë lekë. Sot nuk po vuan vetëm sektori i hidrokarbureve por të gjithë sektorët. Sot kur mundoheni të fshihni faktet por faktet flasin sepse kriza është globale e nxitur nga lufta mes 2 vendeve.Pjesa më e prekur e kësaj lufte është energjia.

Dëgjova që produktet e shportës janë ndikuar nga energjia. Jo sepse çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar por ka ndikuar nga tregjet ndërkombëtare. Cmimi është situatë e rëndë por ajo që është e rëndësishme është se tregu po përballet me mungesën e produkteve. Në vend që të bënim analiza dhe të gjenim një mënyrë si të bashkëpunonim, jemi këtu duke pritur akuzat tuaja dhe duke konsumuar kohë dhe të bindim qytetarët se ato që thoni ju janë të rreme.

Ju mundoheni ta nxini këtë vend që nuk ka asnjë ndryshim nga vendet e tjera. Po ju them që ky vend ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.