Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesine krahut të Leeds-it, Rapinha, për merkaton e verës së ardhshme. Sipas Diario Sport, katalanasit duket se kanë bërë një ofertë për brazilianin.
Bluagranat duket se e shohin lojtarin e Leeds si pasardhësin ideal të Ousmane Dembele, i cili pritet të largohet me kosto zero në fund të sezonit kur skadon edhe kontrata e tij.
Barcelona mësohet t’i ketë bërë klubit të Premier League një ofertë prej 35 milionë eurosh për Raphinha-n, i cili nuk do të zinte një vend si jo komunitar në ekip për shkak se ka një pasaportë italiane.
Gjigantët e La Liga-s duan ta mbyllin operacionin në javët e ardhshme.
Nëse do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e Raphinha-s, Barça do të mposhte konkurrencën e Liverpool-it dhe Bayern Munich, dy superfuqi të tjera europiane që interesohen për brazilianin.
Chelsea ishte gjithashtu e interesuar para se klubi të goditje nga sanksionet.