Me debate po shoqërohet mbledhja e Lulzim Bashës me grupin e deputetëve mbrëmjen e sotme në selinë blu, pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore. Teksa Basha ka insistuar sërish se nuk ka humbur asnjë garë, por se ja kanë vjedhur, ka qenë Dashnor Sula ai i cili i ka kërkuar llogari.

“Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu”, mësohet t’i ketë thënë Sula Bashës në mbledhje.