Analisti Baton Haxhiu ka komentuar në emisionin Opinion protestën e zhvilluar në Tiranë për çmimet e naftës të cilën e quan të neveritshme dhe të turpshme për arsyen se ajo vjen në një kohë krize kur të gjithë po luftojnë për lirinë e Europës.

“Ekziston nje ndergjegjie qytetare edhe si europianë, edhe si shqiptarë, që kur bota ballafaqohet me krize, duhet ndergjegjia qytetare. Vendi ku jetoni eshte ne NATO dhe NATO eshte para konfliktit te hapur dhe e gjithe bota proteston ne perkrahje te Ukraines dhe per keta ne proteste, neveritesit e momentit, qenkan me te rendesishme taksat e Rames se sa liria Europiane”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, në kohën kur disa qytetarë protestojnë në Tiranë, atij i kanë mbërritur mesazhe nga zyrtarë të NATO-s që thonë se kjo protestë është turpëruese për Shqipërinë.