Kylian Mbappe dhe Karim Benzema shënuan të pesë golat e ndeshjes Real Madrid kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, megjithatë mund të kishte vetëm një fitues dhe ishin Los Blancos ata që arritën fitoren e kthimit për të arritur në çerekfinale. Ky ishte një zhgënjim i madh për Mbappen, por ai u ngushëllua pas ndeshjes nga shoku i tij Benzema.

Ata ishin kundërshtarë në këtë ndeshje, por janë miq dhe partnerë të mirë për kombëtaren e Francës, ndërsa pritet të jenë bashkëlojtarë sezonin e ardhshëm kur Mbappe të nënshkruajë për Real Madridin. Pas fishkëllimës së fundit, dhe pasi stadiumi ishte shumë më i zbrazët, dy francezët patën një bisedë 15-minutëshe në një nga dhomat pranë dhomave të zhveshjes së ekipit. Ata kishin pak privatësi për të diskutuar ngjarjet e natës.

Mbappes, mbrëmja e së mërkurës i tregoi se si është një ndeshje e Real Madridit në shtëpi në një natë të madhe evropiane dhe dëshmoi se kryeqyteti ka një marrëdhënie të veçantë me Champions League.

Ai ishte shumë i zhgënjyer nga eliminimi i ekipit të tij aktual, por e di se ka bërë zgjedhjen e duhur duke vendosur të transferohet në Estadio Santiago Bernabeu në verë.