Benzema e prezanton pasardhësin e tij tek Real Madridi, është i biri i tij

Karim Benzema ka qenë protagonist gjatë fundjavës në emitonin “Turbo” që transmetohet në kanalin francez M6.

Ai ka folur për pasionet e tij, mbi të gjitha motorët, por edhe për gjërat tjera të jetës private.

Sulmuesi i Real Madridit nuk e la pa e përmendur birin e tij, Ibrahim, i cili do t’i mbushë 5 vjet në muajin maj, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, 34 vjeçari beson se pikërisht i biri i tij mund të jetë pasardhësi i tij në futboll.

Madje, shpreson që Ibrahimi një ditë të luajë po ashtu në Real Madrid.

“Biri im e ka një prekje të mirë të topit, kjo duket qartë”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Lyonit.

“A do ta transferojmë në Real Madrid? Shpresojmë që kjo të ndodhë”, vazhdoi Benzema.

Përfaqësuesi francez thotë se duke e pasur parasysh mundësinë që Ibrahimi të inkuadrohet në akademinë e “Los Blancos”, e ka edhe miratimin e nënës së tij.

Benzema e ka edhe një vajzë, Melia, 7 vjeçare, dhe e ka thënë disa herë se dy fëmijët janë pika e tij e dobët.

Sulmuesi i rrezikshëm ishte lënduar në ndeshje me Mallorcan dhe nuk mundi ta ndihmonte Realin në “El Clasico” me Barcelonën, por e humbi edhe grumbullimin me Kombëtaren e Francës.

Ai shpreson të rikthehet edhe më i fortë pas pushimit, kur të përfundojnë angazhimet e Kombëtareve.