Enkelejd Alibeaj, doli në konferencë për mediat, ku tregoi se i ka thënë Berishës se asnjë i shpallur non-grata nuk mund t’i mbrojë interesat e PD.
Teksa Berisha kërkoi bashkim të demokratëve kudo ndodhen. kryetari komanduar tha se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE.
Alibeaj: Skena të tilla si ato të 8 janarit nuk duhet të përsëritën më. Mendja e njerëzve të kësaj partie duhet të jetë e hapur dhe të jetë e hapur duhet të pranojmë realitetin dhe realiteti është bashkimi me ato vlera që nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe këto vlera nuk hidhen në votim.