Prej ditësh dyshja e politikës së vjetër Meta –Berisha është hedhur në një fushatë mbështetjeje ndaj dhunës dhe anarkisë që elementë të caktuar kanë tentuar të ushtrojnë në protestat qytetare. Në një kohë që e gjithë bota po unifikohet për të dënuar sulmin rus, por edhe për të përballuar krizën që kjo cmenduri pos jell në Evropë dhe më gjerë, kjo dyshe e marrë me qira nga Vladimir Putin po kërkon të destabilizojë Shqipërinë, për të destabilizuar më tej edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku situata është gjithashtu delikate.
Nga dora dhe goja e asnjërit prej dy politikanëve të vjetër në mendime nuk doli gjatë këtyre dy javëve asnjë mesazh bashkimi kundrejt një momenti që kërkon maturi dhe gatishmëri për reagim në planin politik, por edhe social-ekonomik. Veçanërisht në ditët e fundit, në deklaratat publike të dyshes Meta-Berisha qytetarët nxiten kundër institucioneve të vendit, kundër Policisë së Shtetit, e cila me profesionalizëm ka monitoruar protesta e këtyre ditëve. Në një kohë që vendi ka më shumë nevojë për unitet përballë një lufte që ka nisur dhe nuk dihet kur do të përfundojë, dyshja e shpallur antiamerikane, e marrë peng nga Rusia po kërkon të shkaktojë trazira, duke shfrytëzuar grupe personash që të krijojnë një frymë pakënaqësie të përgjithshme në popull.