Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se do të jetë pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar. Bardhi shkruan se në një parti ku nuk respektohet qëndrimi i grupit parlamentar është parti personale, e jo demokratike. Sipas tij, deputetët duhet të kenë të drejtë të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet të jetë apo jo pjesë e grupit. “Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka thënë se në një parti ku nuk respektohet vullneti i grupit paralmentar, është parti personale, por jo demokratike. Duke iu referuar deklaratave të Gazment Bardhi: Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.