Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, taulant Balla e ka konsideruar ‘moskallëzim krimi’ deklaratën e Sali Berishës sot në Kuvend se kishte marrë oferta me ‘shuma marramendëse’ nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër. Po në Kuvend Balla deklaroi se kjo është tentativë për korrupsion, duke ‘uruar’ që SPAK të ketë dëgjuar deklaratën e Berishës.
“Minimalisht është moskallëzim krimi. Është tentativë korrupsioni dhe është krim. Uroj ta dëgjojë SPAK, ta thërrasë drejtësinë meqë Gazprom ka arritur deri aty sa ti afrohet kryeministrit ti ofrojë ryshfet është e rëndë”, tha Balla.