Presidenti i SHBA, Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Thirrja është planifikuar në orën 17:45 sipas orës lokale të Ukrainës. Në fokus të bisedës, do të jetë mbështetja që SHBA i ka ofruar krainës në luftën përballë agresionit rus.
Thirrja vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes të madh ndaj sinjaleve që Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës. “Ne do të shohim. Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po sugjerojnë,” tha Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë.
Biden vuri në dukje se ndërkohë, SHBA do të vazhdojë të “mbajë të forta sanksionet” dhe “t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për të mbrojtur veten”.