Kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, ka zbardhur detaje nga takimi mes dy delegacioneve në Stamboll.
Ai ka thënë bisedimet me Ukrainën po vazhdojnë, por shton se qëndrimi i tyre për Krimenë dhe rajonin e Donbasit nuk ndryshojnë. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, ndërsa pjesa e rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të njohura si Donbas, kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Por Medinsky thotë se Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të përmbushur kërkesat thelbësore të Rusisë.