Britania e Madhe ka njoftuar ligje të reja që synim kryesor kanë të pengojnë oligarkët rusë që të kenë akses në shërbimet teknike të aviacionit dhe atij detar në vend. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se legjislacioni në fjalë ndalon mirëmbajtjen e avionëve ose anijeve që u përkasin oligarkëve rusë të sanksionuar ose bizneseve të tyre.

Sipas Departamentit, kompetencat e reja janë përdorur menjëherë për të sanksionuar biznesmenët rusë Eugene Shvidler dhe Oleg Tinkov. Ndërkohë, sanksionet financiare, tregtare dhe të transportit të vendosura në lidhje me Krimenë janë zgjeruar në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha: “Nuk ka dyshim se Putin dhe elita e tij janë befasuar nga forca e sanksioneve tona.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për sa kohë që trupat ruse janë në Ukrainë, duke synuar jo vetëm bizneset e oligarkëve, por edhe pasuritë e tyre dhe stilin e jetesës ndërkombëtare.”