Abcnews.al ka zbardhur dosjen e prokurorisë italiane e cila fundosi bandën shqiptare të trafikut të drogës, ku u arrestuan 7 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe këngëtarja e njohur Elsa Lila. Ajo që vihet re në dosje janë kodet që përdoren nga ana e anëtarëve të bandës, ku fjalën kilogram droge ata e zëvendësojnë me “bukë. Ndërkohë që një tjetër kod shihet edhe gjatë bisedës mes kokës së grupit Arind Boçi dhe Elsa Lilës, ku përmendet “babagjyshi i Krishtlindjeve’, kur flitet për vendin e fshehtë ku mbaheshin paratë e organizatës.

Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë: Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjeç Arindi Boçi i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjeç Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjeç Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjeç Gjino Lleshaj, 40 vjeç Leonard Vacaj 49 vjeç. Françesk Ndreja, i thirur me nofkën Çesku, 29 vjeç