Aktori i njohur Bruce Willis ka hequr dorë nga aktrimi. “Bruce Willis vuan nga një gjendje mjekësore që po ndikon në aftësitë e tij njohëse dhe do të bëjë një shkëputje nga aktrimi,” bëri të ditur në një postim në llogarinë e saj vajza e yllit të kinematografisë, Rumer.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndanim lajmin se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kohët e fundit u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.”
“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të”, vazhdoi mbishkrimi.
“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Siç thotë Bruce gjithmonë, “Live it up” dhe së bashku ne planifikojmë ta bëjmë këtë,” përfundoi ajo, së bashku me emrat e ish-bashkëshortes së tij, Demi Moore, e cila gjithashtu ndau postimin, vajzat e tyre Rumer, Scout dhe Tallulah si dhe gruaja e tij aktuale, Ema, dhe vajzat e tyre Mabel dhe Evelyn.