Miliarderi oligarku rus Roman Abramovich deklaroi sot se do të shesë klubin e futbollin Chelsea FC, duke premtuar se do t’i dhurojë të ardhurat neto për një fondacion bamirësie për të mirën e “të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë”.
“Kjo përfshin sigurimin e fondeve kritike për nevojat urgjente dhe të menjëhershme të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes,” tha ai në një deklaratë.
Abramovich, i cili ka mohuar lidhjet e ngushta financiare me presidentin rus Vladimir Putin, pohon se shitja nuk do të bëhet shumë shpejt. Ai thekson se nuk do të kërkojë shlyerjen e huave prej 1.5 miliardë paund që i ka dhënë klubit.
Chelsea del në shitje, Roman Abramovic në panik, kërkon një shifër të frikshme
Chelsea është në shitje, por kërkesa e Roman Abramovic shkon përtej çdo imagjinate, 3,3 miliardë euro, shifër e frikshme që vështirë se mund ta paguaj dikush, aq më tepër në këtë periudhë lufte ku asgjë nuk është e sigurt. Mediat angleze insistojnë, ideja e vërtetë e Abramovic nuk është për të shituar klubin, këtë e konfirmon edhe kjo shifër, qëllimi i tij kryesor është të shmangi sanksionet e vendosua nga Britania e Madhe.
Abramovic bleu klubin e Chelsea në 2003 për 150 milionë euro, arriti ta dërgojë në majën e botës ndërsa tashmë kërkon ta shes. Një miliarder zviceran, Hansjorg Wyss, të cilit ia kanë paraqitur si mundësi blerjen e klubit londinez theksoi:
“Si të gjithë oligarkët rus, Abramovic është në panik, po përpiqet të shes të gjithë pronat e tij në Britani, dëshiron të lirohet edhe nga Chelsea. Mua së bashku me tre persona të tjerë na u ofrua klubi, por Abramovic duhet të pres edhe disa ditë, mgjth mund të them se po kërkon shumë, oferta është shumë e lartë, u shpreh miliarderi zviceran i cili sipas mediave angleze ka një pasuri prej 5 miliardë euro.
Ditën e fundit, Abramovic është shpërngulua në Emiratet e Bashkuara Arabe ku sipas mediave angleze ka ndërmend të transferojë atje pasuritë e tij.