Cristiano Ronaldo mori si dhuratë nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, me rastin e 37-vjetorit të lindjes, një Cadillac Escalade me vlerë 180,000 euro. Një “shpenzim i vogël” nga Georgina e tij, që e njeh mirë pasionin e portugezit për makinat. Kur ka diçka për të festuar, duket se është traditë, në këtë familje, të shkosh të blesh një makinë të re. Pikërisht kjo ka ndodhur ditët e fundit pas tregolëshit që i dha fitoren Manchester United përballë Tottenhamit. Sulmuesi i “Djajve të Kuq” e shpërbleu veten me një Aston Martin DBS me vlerë gati 240 mijë euro, me të cilën shkoi në stërvitje.

Aston Martin DBS ka një motor V12 që gjeneron 715 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale prej gati 340 km/h dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h në 3.4 sekonda. Një makinë luksoze, ashtu siç i pëlqen Ronaldos, i cili mburret me garazhin e tij. Para dy blerjeve të fundit, Cristiano Ronaldo mori një Bentley Flying Spur për gati 300 mijë euro. Por koleksioni i tij shumë i pasur përfshin dy Bugatti, Veyron dhe Chiron, me vlerë 2.5 milionë e 2 milionë euro, një McLaren Senna e rrallë për pak më shumë se 1 milionë euro. Një Ferrari F12 TDF dhe një Ferrari Monza SP2 janë shtuar gjithashtu në listë. Ndërkohë, vlera e garazhit të tij po rritet muaj pas muaji: ka arritur deri tani mbi 20 milionë euro!