Ky është momenti kur këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila arrestohet nga Policia italiane në kuadër të një operacioni anti-drogë. Mediat italiane shkruajnë se këngëtarja Elsa Lila, është arrestuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. “La Republica” shkruan se për 13 persona është lëshuar urdhër-arrest, italianë e shqiptarë, ndërsa 9 prej tyre janë arrestuar, mes tyre dhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila. “Mes të arrestuarve është dhe një këngëtar shumë e njohur në vendlindjen e saj dhe boksieri Petrit Bardhi, tashmë i përfshirë në një tjetër operacion”, shkruan La Republica. Sipas mediave, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës, pasi menaxhonte një lokal të lojërave të fatit.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge. Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri Petrit Bardhi, alias “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”. Riccardino dhe Titty ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit. Ata kishin edhe baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecchia, e përdorur nga grupi si një “magazinë qendrore”.