Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të protestuesve poshtë zyrës së tij, të cilët i kërkojnë të dalë para tyre e të flasë. Rama tha se do të ishte humbje kohe për të dhe e pavlefshme për protestuesit që të flasë aty ku nuk do të dëgjohet.
“Unë jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem e të përballem me akuza të pavërteta, është humbje kohe për mua dhe e pavlefshme për ju. Mbaj një fjalim aty ku dëgjohem, jo aty ku nuk më lejohet të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit ne do vazhdojmë në krah të popullit, të atyre që nuk kanë X5 për të bllokuar rrugët”, tha Rama.