Sot në “E Diell” mes të tjerash u diskutua rreth fatit në dashuri apo në lojë. E pranishme ishte dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, modelja Beniada Nishani.

Beniada tha se për të ka rëndësi fati në dashuri. Ajo u shpreh se nuk ka asgjë më të bukur se dashuria dhe do të bënte çdo gjë për të.

“Unë mendoj se kur ke fat në dashuri je shumë i lumtur dhe i tërheq gjërat e bukura. Nuk ka asgjë më të bukur se dashuria. Unë çfarë s’do bëja për dashurinë”, tha ajo.

Kujtojmë se Beniada ka treguar se është beqare dhe ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës.