Një i ri u arrestua të shtunën pasi partnerja tij e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë municion, gjashtë thika dhe një laptop.

Ai sot është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku ka thënë se arma është e babait të tij të ndjerë dhe ka mohuar akuzat e partneres se tij “se ka planifikuar të vrasë presidentin, e më pas të vrasë veten”. Ajo i tha prokurorisë gjithashtu se e ka kërcënuar me armë.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”, për të cilën dënohet me burgim nga dy deri në dymbëdhjetë vjet. I arrestuari është pjesëtar i sigurimit të njërit prej liderëve të opozitës.