Teksa të gjithë presin emisionin që Donaldi mori dhuratë nga “Big Brother” gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, aktori është angazhuar në një tjetër fushë.

Donaldi i është futur seriozisht muzikës dhe Elgit Doda ka lajmëruar se dy vëllezërit shumë shpejt do vijnë me një këngë të re surprizë.

Ai ka etiketuar Donaldin dhe Romeon duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta.

Kujtojmë që pas daljes nga Big Brother, Donaldi është angazhuar me koncerte bashkë me Romeon dhe Elgit Dodën.

Pak javë më parë, ai publikoi këngën “Nuk je”, një këngë që thuhet se i është dedikuar Bora Zemanit.