Deputeti Dashnor Sula, ka analizuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe sfidat që duhen tejkaluar për të ardhmen. Ai tha në rubrikën “Opinion” në “News 24”, se bashkimi mes dy palëve të PD duhet të bëhet e të jetë real. Ai theksoi se dorëheqja e Lulzim Bashës ishte akt qytetar.

Për Sulën zgjidhja do të ishte ndërtimi i dy përfaqësive të PD, para asaj zyrtare dhe foltores, për të diskutuar mbi të ardhmen. Nëse Berisha do të zgjidhej fitues në zgjedhjet për kryetar sipas tij, atëherë e gjithë PD duhet të ecte në atë linjë.

“Nga pikëpamja njerëzore, si qytetar, duke u shkëputur nga politikani ndjej keqardhje. Nuk është pak një marrëdhënie prej 17 vitesh me zotin Basha. Unë përtej të qenit si kryetar, kam pasur marrëdhënie të veçantë me të. E kemi parë zotin Basha si e ardhmja pas hapjes së rrugës nga zoti Berisha dhe ashtu ndodhi. Unë kur kam gjykuar se ai e ka pasur gabim në vendimet e tij, ia kam thënë në fytyrë. Unë doja ta përshëndesja si deputet i këtij grupi parlamentar. Nuk e kam kërkuar dorëheqjen se thjesht duhet të largohet Basha, por kam parë interesin e PD. Unë kam thënë që nuk i përkas as zotit Berisha dhe Basha, por jam me siglën e PD. Unë kam apeluar për bashkim. Edhe para zgjedhjeve të 6 marsit, kam kërkuar armëpushim. Pavarësisht se PD është e carë, por një gjë është e sigurt, PD do të dalë më e fortë. Dorëheqja e Bashës duhet të ndodhte pas 25 prillit. Në radhë të parë duhet të jenë interesat e një force politike. Nëse anija fut ujë dhe mbytet, edhe ti personalisht je i mbytur.

Berisha solli tronditje pozitive të demokratëve. Realisht shpresa për të vazhduar përpara është zgjuar. Jam i kënaqur që poshtë nuk është transferuar ky konflikt, në demokratët e thjeshtë. Realisht kjo nuk është transferuar. Unë kam thënë që jemi vëllezër, nuk mund të gjuanim mbi vëllezërit tanë. Unë edhe me kundërshtarët politikë ruaj një konferencë për të mos shkuar në fyerje e sharje personale. Nga pikëpamja cilësore pakica është e rëndësishme. Po të mos kesh njerëz që ulin tonet, atëherë nuk ekzistonte qeveria. Një person i çmendur në Rusi po jep “dhenë” të gjithë botës”, tha SuSua theksoi se bashkimi mes demokratëve duhet të jetë real.

“E vlerësoj dorëheqjen e zotit Basha, është akt civil. Ne me të vërtetë kemi humbur disa muaj. Megjithatë edhe tani pavarësisht rrethanave, nuk është faji i një personi. Të gjithë kanë përgjegjësi. Këtë i kam kërkuar zotit Basha. Nëse Basha do të kishte mbështetjen grupit parlamentar, të jeni të sigurt që kjo letargji do të vazhdonte, që natyrisht ishte gjë e keqe. Përgjegjshmëria e grupit parlamentar ishte që të ketë zgjidhje. Më vjen mirë që kam shprehur formulën se si duhen bashkuar demokratët. Ne nuk kemi përbërë shumicën dhe nga ata kanë votuar 30%, një shifër shumë e vogël. Jemi në minorancë, asnjë palë s’ka fituar. Rasti i Rrogozhinës me të cilën PD ka dalë me siglën përpara foltores, unë e konsideroj humbje. Unë përpara datës 6 mars, do të shihja leximin e datës 6 për të kuptuar. Nëse një politikan rri stoik te qëndrimet, atëherë është budalla. Një dorëheqje e zotit Basha ka dhënë një panoramë tjetër. Bashkimi duhet të jetë real. Kjo periudhë disa mujore duhet të jetë tranzitore, e të shërbejë për uljen e gjakrave. Bëhet fjalë për demokratin e fundit që është te seksioni. Nëse nuk bëjmë bashkim real të skeptrit, nuk kemi zgjidhur asgjë. Nëse ne dalim nesër për të bërë zgjedhje me votë, qoftë për kryetarin e PD, edhe nëse është Berisha e fiton, atëherë le të bëhet.

E njëjta gjë edhe te grup-seksionet dhe degët poshtë. Revanshi që ka foltorja, edhe me të drejtë sepse janë njerëz që kanë pasur qëndrim dhe që koha deri diku i dha të drejtë, ndodh që pjesa tjetër sado që është pakicë, ka qejfmbetje dhe s’ke bërë bashkim real. Partia duhet të ketë një grup që përfaqësohet nga një grup i pakicës dhe shumicës. Nëse ky grup nis bashkimin dhe sesi do të arrihet, unë mendoj që për një periudhë deri në zgjedhjet e vitit 2023, partia të udhëhiqet në mënyrë kolegjiale. Ka shumë rryma të krijuara. Pas zgjedhjeve të 2023, partia duhet të futet në zgjedhje. Kjo do të ishte rruga më e mirë. Kam përdorur një deklaratë. Nuk jam as qorr e as shurdh për të parë se çka ndodhur në 11 dhjetor. Të mos harrojmë që kam thënë që pas 12 dhjetorit, kur asnjë deputet nuk e artikulonte që duhet të presim vendimin e gjykatave për korrikun e 2021, 11 dhjetorin dhe 18 dhjetorin. Nëse do të kemi vendim të gjykatës për 11 dhjetorit, do të ketë legjitimet. Fakti që i drejtohesh gjykatës do të thotë që pret përgjigje. Nëse do të kemi vendim pro datës 11 dhjetor, atëherë zhbëhen të gjitha gjërat. Nga pikëpamja ligjore apo statuore nuk do të ketë pengesë me datën 11 dhjetor nëse gjykata do e dhurojë. Nëse rrëzohet përsëri 18 dhjetori që ka ndryshime në statut, prandaj mbetem i rezervuar.

Nga pikëpamja politike kemi realitet të ri. Duhet kolegjialitet, për të shmangur problematikat e palës. Edhe zoti Berisha, apo Sula të mos jenë pengues për të arritur bashkimin e PD. Ka mekanizma për të bërë politikë, njëra është vota. Por edhe vota ka vlerën e saj brenda forcës politike, kur shikon në raport me kundërshtarin se si do të fitosh garën. Nëse kandidimi i zotit Berisha thotë që e çon PD në fitore, pse jo, por gjykoj që kjo do të dojë pak kohë. Nëse bëjmë një zgjidhje të momentit dhe zgjedhim Berishën, pra ne s’kemi zgjidhur asgjë”, tregoi deputeti.

Deputeti demokrat tregoi nëse ka marrë ftesë nga Sali Berisha për të qenë pjesë e foltores. Gjithashtu tha se në zgjedhjet e reja në parti, do të ishte e udhës të përfshiheshin si kandidatë edhe figura të tjera, pranë PD, por jo në politikën aktive.

“Nuk dua të bëj insinuata, por të jeni e sigurt që nuk jam takuar vetëm me zotin Berisha. Kontakti ekziston nëpërmjet njerëzve të ngushtë të Berishës, por unë kam thënë që më intereson bashkimi i PD. Unë e dija që ne nuk fitojmë, ne kështu siç jemi dhe prapë rrezikojmë. Ne duhet të hapemi te shoqëria civile. Zelensky ishte aktor komik, por në fakt fitoi ,me 85% të zgjedhjeve. Unë do e shihja në aspektin që zoti Berisha duhet t’i kalkulojë gjërat. Periudha tranzitore duhet të ketë rrjedhje politike dhe nuk përjashtohet as zoti Basha dhe as zoti Berisha”, tha Sula.