Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka qenë një ndër të parat figura të larguara nga PD pas marrjes së kryesimit të partisë nga Lulzim Basha, që reagoi pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen.
“U ngri për së dyti!”, shkroi shkurt Topalli në llogarinë e saj në Facebook, duke kujtuar episodin e ndodhur pas humbjes së PD në zgjedhjet e vitit 2017, kur Basha ngriu funksionet e tij në parti dhe më pas mbajti sërish kryesimin e saj.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD këtë pasdite, Basha njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen nga posti, një vendim i marrë pasi humbi edhe mbështetjen e deputetëve që i qëndruan besnikë pas rezultatit tepër të dobët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.