Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të PD-së. Përmes një deklarate për media në përfundim të mbledhjes, Salianji u shpreh se dorëheqja është e mirëpritur, por e vonuar. Ai shtoi se shpreson që kjo dorëheqje mos të jetë një truk që ta rikthejë Partinë Demokratike në të njëjtin përfundim si më parë.
“Siç jeni në dijeni një pjesë dërrmuese e grupit parlamentar nuk ka qenë për shkak të njoftimit me vonesë të mbledhjes. Këshilli Kombëtar do të ishte organi i plotë, që i përfshin të tëra grupet.
Dorëheqja ishte një akti mirëpritur, por i vonuar. I siguroj demokratët që ne si deputetët do të jemi këtu për të siguruara që rruga e PD-së të jetë një rrugë drejt bashkimit, ripërtëritjes dhe bërjes konkuruese.
Shpresoj që ky akt të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që Partia Demokratike të mos ripengohet përmes trukeve të ndryshme për të sjellë më pas të njëjtin përfundim”, tha Salianji.