Në kundërshtim me vendimin e Gjykatës që pezulloi procesin zgjedhor, Armand Duka ka thirrur sot Asamblenë Zgjedhore për të mbyllur farsën e nisur për t’u rizgjedhur president për një mandat të 6-të në krye të FSHF-së. Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë, të cilat janë në fakt nga të gjithë shoqatat rajonale të sportit të cilat në kallëzimet e tyre kanë shprehur shqetësime për manipulime.
Gjithashtu, Gjykata ka vendosur që Duka, Shulku e Kokëdhima të pezullohen gjer në vendimin përfundimtar për të gjitha shkeljet për të cilat ata akuzohen.
Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit si dhe gjithë Komisionin e Verifikimeve në FSHF për zgjedhje, të cilët janë në fakt njerëzit e besuar të Armand Dukës.
Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg.
Por përkundër këtij vendimi, Armand Duka dhe vartësit e tij në organet drejtuese t FSHF kanë vendosur që t’i shkojnë gjer në fund një procesi të manipuluar ku rezultati është i paracaktuar që në fillim. Tashmë pritet që fjalën e fundit ta thotë drejtësia, ndërkohë që Armand Duka dhe drejtuesit e kësaj Asambleje Zgjedhore rrezikojnë burgun pasi në mënyrë flagrante kanë shkelur ligjin dhe vendimet e gjykatave.
FSHF nuk zbaton vendimin e gjykatës, nuk njeh delegatët e TiranësNdonëse është shoqata më e madhe sportive në vend, drejtuesit e Asamblesë Zgjehore të FSHF me urdhër të Armand Dukës kanë vendosur që të mos njohur 6 delegatët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tirasnës. Kjo sjellje bie ndesh dhe me vendimin e vetë FSHF që u detyrua ta njohë Eduard Prodranin si kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana. Pasi gjykata i dha të drejtë kryebashkiakut Veliaj, duke njohur zyrtarisht Prodranin si kryetar të Shoqatës për Tiranën, FSHF iu drejtua dhe zyrtarisht me e-mail këtij të fundit dhe shoqatës duke i bërë një ftesë zyrtare me cilësinë e re. Pa dhënë asnjë sqarim, FSHF nga njëra anë ka pranuar që të njohë Prodranin si drejtues të ligjshëm zgjedhor nga mbledhja e Shoqatës Ranole të Futbollit, por nuk ka lejuar që delegatët e zgjedhur në mënyrë të ligjshme nga Shoqata që ajo vetë e ka njohur, të marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore.
Mbetet e pakuptimtë kjo sjellje paradoksale e drejtuesve të FSHF për të njohur kryetarin e shoqatës së Tiranës dhe jo delegatët e po kësaj shoqate për në Asamble, ndonëse janë zgjedhor nga e njëjta shoqatë. Pas një beteje të gjatë në gjykatë, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka “mundur” Armand Dukën në Gjykatën e Tiranës, e cila vendosi të njohë Asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku duke regjistruar si drejtues Eduard Prodanin. Vendimi i Gjykatës i ka dhënë të drejtë Veliajt për manipulimet e FSHF-së në Shoqatën Rajonale të Tiranës.