Grida Duma tha se deputetët e Partisë Demokratike i kanë lënë kohë deri të enjten Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Nga Elbasani, Duma tha se persona që i bëjnë dëm partisë të tërhiqen dhe se duhet të ngrihet një komision PD-Foltore, që të çojë partinë në zgjedhje të brendshme.
“I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë Partinë Demokratike të bashkuar drejt zgjedhjeve”, tha Duma.