Max Allegri ka vendosur fundin e kampionatit: Juventusi është vetëm në vendin e katërt, tre të parët të paarritshëm që do të garojnë për kampionatin mes 84 dhe 85 pikëve, kur edhe do te vendoset.
Prandaj, asgjë për të bërë për bardhezinjtë që paguajnë një vonesë kumulative sidomos në javet e para. 14 rezultatet aktuale të dobishme radhazi mes Serisë A dhe Kupave janë pak me vlerë për trajnerin e Juventusit sidomos per Scudetto-n. Jo aq Paulo Dybala, i kthyer nga lëndimi.
Midis supersticionit dhe ironisë totale toskane, Allegri mbetet konsistent me mendimin e tij: një gjë është ta thuash, një tjetër është ta besosh vërtet, por fjalët e trajnerit të Juventusit ishin të qarta sa herë që trajtohej tema: “Jemi jashtë. Me sa fitohet titulli? Pyesni kush është para nesh, jo ne”.
Ndërkohë, faza e dyte ka folur per Juventusit, qe ka rikuperuar dhe tani ndodhet -7 pikë nga kreu. Një disavantazh i rëndësishëm, jo i pamundur me Interin dhe Milanin në vështirësi dhe një Napoli për momentin jo konsistent në performancë…
Objektivat e deklaruara pra janë të vazhdojmë në Champions League dhe në Kupën e Italisë, nuk mendojmë për pjesën tjetër. Megjithatë, jo kështu për Paulo Dybala, argjentinasi i gatshëm të rikthehet nga lëndimi dhe të vihet në dispozicion të skuadrës. Më shumë me sy te Villarreal sesa kampionati, ajo që ka rëndësi është të jesh aty:
“Tani jam mirë dhe dua t’i luaj të gjitha ndeshjet nga këtu deri në fund. Nëse trajneri më lë të luaj, jam gati”. Prandaj Allegri do të vendosë, duke futur një nga lojtarët më teknikë dhe cilësor në kukurën sulmuese.
“Kam pasur fatin të luaja me Messin në kombëtare dhe Cristiano Ronaldon te Juventusi. Nga lojtarë të tillë mësoni shumë, si dhe me Buffon dhe Dani Alves”.
Më pas, tema e Scudetto-s, të cilën Allegri nuk e lejon për diskutime të mëtejshme. Paulo Dybala përqafon moton e Juventusit, “deri në fund” dhe e përsërit atë me forcë dhe me bindjen e atyre që e dinë se kanë një shans unik për të luajtur për shpresën: “Ne ende duhet të sfidojmë Interin në shtëpinë tonë … dhe pastaj mungojnë shumë ndeshje të tjera. Unë besoj te Scudetto”.