Në natën tragjike të Madridit në të cilën Reali doli në skenë dhe kualifikohej, së bashku me të gjithë Paris Saint Germain, u zhduk edhe Lionel Messi. Ose më mirë, Pulga nuk është parë pothuajse asnjëherë në 90 minutat e rikthimit në Champions League, duke konfirmuar një involucion më shumë se shqetësues për Topin e Artë të ri në një ekip që ka mbytur frymëzimin e tij dhe ka konfirmuar rënien evidente të ndikimit të përgjithshëm. Mbrëmje anonime!
Topi i Artë i vitit 2021 ndezi dritën vetëm në gjysmë ore të pjesës së parë, në rezultatin 0-0 sërish, kur me një goditje te bukur kapi shtyllën e Courtois. Më pas, një administrim i zakonshem që nuk mjaftoi aspak duke qene se u thirr për të bërë diferencën, kundër kundërshtarit të zakonshëm pas 20 vitesh në Barcelonë, në një stadium dhe përballë një ambienti që ai e njihte shumë mirë dhe që, përkundrazi, e bëri thuajse impotent, deri në atë pikë sa ta kthente në një lojtar normal, çfarëdo qoftë.
Dyshimet e para për të ardhmen e Lionel Messit te Paris Saint-Germain. Në Argjentinë po pyesin nëse Pulga do të vazhdojë në Francë edhe sezonin e ardhshëm pas një viti të parë negativ deri më tani, me objektivin e Champions-it të zhdukur, statusin e yllit të skuadrës praktikisht të humbur ndaj Mbappé, shumë pak gola (7 në 25 ndeshje)
Por, sikur te mos mjaftonte kjo, edhe ambjentimi nuk duket aspak i mire. Sipas raportimeve nga Clarin, ky është zhgënjimi më i madh i karrierës së tij dhe po e perjeton mjaft keq… Në fund të fundit, sfida e Messit ishte të shkonte në Paris Saint-Germain për ta çuar atë drejt fitores në Champions League për herë të parë. Objektivi i dështuar, si humbja e penalltisë në ndeshjen e parë. Dhe hidherimi behet dyfish kur skuadra qe e permbysi quhet Real Madrid: rival i perjetshem kur argjentinasi luante te Barcelona.
Mediat franceze jane te percara mbi opinionet e tyre per Lionel Messin. E shpeton L’Equipe, e cila pavarësisht gjithçkaje i jep noten “6”, duke njohur kontributin e tij mes linjave dhe saktësinë e tij në pasime. Nga ana tjetër, Le Parisien e ngel ne kase me 4, duke nënvizuar se si, edhe pse më i mirë se tjeret, nuk e shohim më versionin më të mirë të kampionit të madh që ai është!
Në kohën kur ai luante për Barcelonën, El Clasico kundër Real Madridit ishte ndoshta loja e tij e preferuar, në këtë rast, me fanellën e PSG-së në vend të asaj Blaugrana, nuk duket më e njëjta gjë për Lionel Messin. Për Gazzetta-n “me siguri nuk ndizet si në ditët e Barçës”. Corriere dello Sport shkruan se ai sakrifikon veten për ekipin por më pas shton se “pjesa e dytë e tij është si një fantazmë”. Tuttosport e kritikon duke shkruar se “kur nevojat shtohen fshihet dhe në fund godet një goditje dënimi nga një pozicion i shkëlqyer”. Së fundi, vlerësimi i TMW: “Ai ecën në fushë, me një përshpejtim, por si një aktor mbështetës. Një lojtar hyjnor që ndoshta është bërë më normal”.