Robert Lewandowski mund të nënshkruajë për Atlético Madrid. Këtë e raporton “El Chiringuito”. Nuk ka negociata në vazhdim, por vullneti i polakut dhe familjes së tij, sipas asaj që del nga programi i njohur spanjoll, është që të kalojnë në Spanjë.

Prandaj, “katet e sipërme” të klubit “rojiblancos” tashmë po mobilizohen. Golashënuesit më të mirë të Bundesligës do t’i skadojë kontrata më 2023 me bavarezët, por nuk ka asnjë qëllim nga ana e lojtarit për ta rinovuar atë, përkundrazi. Vullneti është të largohet një vit përpara fundit të saj.

Kujtojmë se bomberi polak ruan fort kryesimin e golashënuesve më të mirë në Europë, duke qenë favoriti kryesor për “Këpucën e Artë”. Pas tij lëviz Dusan Vlahovic, autor i një dopiete gjatë fundjavës së kaluar. Serbi është i treti (dhe i katërti), së bashku me Patrik Schick. Pas tyre, treshja Immobile-Salah-Benzema. Kjo është “top-10”:

1. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 56 pikë
2. Ohi Omoijuanfo (Crvena Zvezda) – 43.5 pikë
3. Patrik Schick (Bayer Leverkusen) – 40 pikë
4. Dusan Vlahovic (Juventus / Fiorentina) – 40 pikë
5. Thomas Lehne Olsen (Lillestrom) – 39 pikë
6. Ciro Immobile (Lazio) – 38 pikë
7. Karim Benzema (Real Madrid) – 38 pikë
8. Mohamed Salah (Liverpool) – 38 pikë
9. Veton Berisha (Viking Stavanger) – 33 pikë
10. Marko Livaja (Hajduk) – 33 pikë