Syzet e bardha duket se janë bërë shkak që Trixa e Donaldi të marrin sërish vëmendjen me postimet e tyre. Pak ditë më parë aktori publikoi një foto me një palë syze dielli me skelet të bardhë, krahas së cilës shkroi: Këto janë syze për goca më duket.
Një orë më vonë Beatrix publikoi një video duke provuar modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që kishte vendosur Donaldi. “Nuk më mungojnë asnjehere një palë të tilla”, shkroi ajo.
Mirëpo, si për të shuar zërat në rrjet, Donaldi ka ndarë në Instastory një foto të syzeve, duke etiketuar Sara Berishën. “Sara, si të duken këto? Të kujtojnë gjë”, ka shkruar aktori, teksa blogerja ka treguar se syzet janë të saj.
Sot Beatrix i ka kthyer sërish në vëmendje syzet me postimin e fundit ku shfaqet me syzet “Prada”, modelin e njejtë, të cilin e kishte dhe Maluma dje në koncert.
“E ka bërë për mua”, ka shkruar Beatrix me emojin e të qeshurës, duke ironizuar postimin e disa ditëve më parë që erdhi fill pas postimit të Donaldit.