Melinda Ademi ka reaguar për incidentin e pak ditëve më parë, ku një fans e kapi me forcë nga këmba teksa po këndonte. Incidenti ndodhi në koncertin në Vjenë të Austrisë, ku menaxheri i reperes u detyrua të ndërhynte duke goditur fansin për të mbrojtur Melindën. Së fundmi reperja kërkoi ndjesë duke sqaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se personi në fjalë ishte i dehur dhe se kishte përjetuar momente të frikshme.
Reagimi i plotë: “Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them në mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe.
Domethënë, në ato momente nuk isha vetvetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar. Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje”.