Berat Djimsiti ka rinovuar kontratën dhe do të jetë i lidhur me Atalantën deri në vitin 2026. Ky është lajmi që vjen nga mediat italiane dhe shpërblen punën e madhe të mbrojtësit tonë kuqezi për “Hyjneshën”.
Vetë futbollisti ynë i kombëtares ka reaguar në rrjetet e tij sociale: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam zgjatur kontratën me Atalantën. Mezi pres të kem edhe shumë momente të suksesshme me këtë klub”.
Kujtojmë se Berat Djimsiti mbërriti në Bergamo më 18 janar 2016, përpara se të dërgohej në formë huazimi tek Avellino dhe më pas te Benevento. Nga viti 2018, kur u kthye tek Atalanta, është rritur shumë si futbollist, ka siguruar formacionin titullar dhe ka luajtur gjithsej 152 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 6 gola.