Christian Eriksen rikthehet në kombëtaren e zemrës së tij. Mesfushori do të vihet në dispozicion të trajnerit danez Kasper Hjulmand, pas pasdites dramatike të 12 qershorit të kaluar, kur rrezikoi të vdiste pas një arresti kardiak në fushën e lojës.

Kalvari që kaloi më pas danezi dihet, fillimisht nëpër spitale e pastaj vendosjen e një defibrilatori nënlëkuror për sigurinë e zemrës. Ky status shëndetësor e bënte të pamundur vijimin e karrierës tek Interi (në Itali është e ndaluar që futbollisti të luajë me defibrilator në trup).

Megjithatë, ishte një klub i Premier League që i hapi dyert për Eriksen. Bendfort i dha mundësinë të luajë sërish dhe kësisoji të kthehet edhe në kombëtaren e vendit të tij. Danimarka, e cila u kualifikua paraprakisht për “Katar 2022”, do të përballet me Holandën më 26 mars dhe Serbinë më 29 mars, në ndeshje miqësore.