Forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 10 civilë që ishin në radhë për të blerë bukë në Chernihiv. Lajmi është konfirmuar nga ambasada amerikane në Kiev.
“Sulme të tilla të tmerrshme duhet të ndalen”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade në Ukrainë.
Sakaq, janë publikuar pamjet rrëqethëse në rrjetet sociale, që shfaqin këtë moment të tmerrshëm.
Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon të kryej sulme mbi lagjet e banuara nëpër qytetet ukrainase, duke mos kursyer askënd.