Edi Paloka thotë se Lulzim Basha është pasuruar pas çdo humbje të PD.

Sipas tij janë demokratët ata që kanë humbur me Bashën si kryetar.

“Sinqeriteti i L.B. Dy herë, me dy deklarata të tij së fundmi, L.B është treguar vërtetë i sinqertë! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjëherë”!

Shumë e vërtetë, ai nuk ka humbur asnjëherë, përkundrazi pas çdo humbjeje të PD, atij i janë shtuar pasuritë. Ata që kanë humbur kanë qenë demokratët.

Tani deklaron se është gati të bëjë çdo gjë që ka në dorë, por jo dorëheqjen që i kërkon grupi i tij. Kjo për arsyen e thjeshtë se dorëheqjen nuk e ka në dorë ai, po ata që e mbajnë peng!

Por as PD as demokratët nuk mund të mbeten peng i tij. Tani rruga për t’u ndjekur dihet. Secili ben zgjedhjen e tij,” shkruan Paloka.