Pas një kohe të gjatë larg televizionit, Luana Vjollca nuk është shfaqur më në asnjë projekt tjetër televiziv, duke marrë një pushim nga moderimi. Megjithatë, së fundmi është zbuluar se ajo ka vendosur më në fund të rikthehet në ekranin e shqiptarëve, por tashmë me disa ndryshime të mëdha.

Prezantusja e njohur shqiptare është përfolur shumë për moderimin e emisionit investigativ “Piranjat” që do të startojë në “ABC Neës”. U tha gjithashtu se televizioni në fjalë i ka një ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre. Këto aludime u hodhën poshtë, madje, edhe pse u tha më vonë se ky emision do të moderohej nga Bes Kallaku, burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se nuk do të jetë as ai pjesë e “Piranjave”.

Ndërkohë, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar gjithashtu se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC News”, por duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”! Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi, por të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në televizionin tjetër.